Subscribe

Deputeti i opozitës parlamentare, Myslym Murrizi deklaroi se nëse votohet në Kuvend drafti i propozuar nga Partia Socialiste për hapjen e listave,  do ta çojë në Gjykatën Kushtetuese.

Gjatë mbledhjes së Komisionit të Ligjeve mbajtur këtë të hënë, Murrizi i drejtohet Damian Gjiknurit që të reflektojë dhe të veprojë duke mos e shkelur Kushtetutën.

Ai e ka quajtur propozimin e mazhorancës për hapjen e listave, si një sondazh dhe jo si draft, ndërsa theksoi se është i gatshëm të firmosë çdo propozim që hap listat 100%.

“5 qershori nuk është as Bibël e as Kuran. Kur kërkon të shkelësh Kushtetutën është shumë e rëndë. Ti je jurist por duhet të mbrosh vijën e partisë tënde. Tani je në siklet. Nëse kaloni këtë draft do ta çojmë në Kushtetuese. Edhe Verr Llapa të jetë gjykatës e hedh poshtë. Gjiknuri ti me zero vota ke ardhur në parlament pasi ke marrë votat nga PS. Ajo kërkoni të bëni si lojë që një subjekt të marrë 1000 vota ndërkohë ai tjetri duhet të marrë 12 mijë vota për ta kaluar kjo është tallje. Atë që kemi vendosur së bashku nuk mund të ndryshohet me asnjë lloj mënyre. Ti e di mirë që ajo është antikushtetuese. Unë do kandidoj i pavarur fare me prag natyral. Nuk më ndalon dot. Dhe merre draftin dhe fute andej nga ka dalë. Më lejoni mua të garojë me lista të hapura. Si përfaqësues i PS kthehu me këmbë në tokë ashtu siç e do Kushtetuta.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *