Agjencia Italiane e Barnave rekomandon që doza e dytë e vaksinës AstraZeneca të merret të paktën pas nëntë javësh. Idelaja, sipas saj, është që doza e dytë të injektohet gjatë javës së 12, pra 78 deri në 84 ditë pas dozës së parë.

 

Por për çdo rast, rekomandohet që ajo të merret të paktën pasi të kenë kaluar 63 ditë nga injeksioni i parë, pra nëntë javë.

 

Lidhur me kategoritë ku duhet të bëhet vaksina AstraZeneca, Agjencia Italiane e Barnave thotë se ajo mund të përdoret për të gjitha grupmoshat, por rekomandohet më shumë për ata nën 55 vjeç.

 

Ajo specifikoi se në asnjë moment të moshuarit që po marrin vaksinën Pfizer apo Moderna nuk duhet të marrin AstraZeneca.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *