Subscribe

Konferenca e Rrjetit Europian të Autoriteteve Zyrtare për Dosjet e Policisë Sekrete, u mblodh për herë të parë në Tiranë. Në qendër të diskutimeve janë çështje që lidhen me shqyrtimin e dosjeve e policisë sekrete, si  një proces i pamshmangshëm pas rënies së diktaturave në Europën Qëndrore dhe Lindore.

“Vetëm duke punuar së bashku, duke ndërtuar partneritete dhe përkushtuar burimet tona, mund t’i japim drejtësi të vërtetë viktimave dhe të ndërtojmë një të ardhme më të mirë. Përkon kjo mbledhje me përvjetorin e rrezimit të Murit të Berlinit, një ngjarje historike që i hapi rrugë ndryshimeve për liri dhe të drejta njerëzore në vendet tona. Kjo na kujton se sa e brishtë mund të jetë demokracia dhe se sa shumë kemi për të mësuar nga e kaluara. Në këtë kontekst, dua të mirëpres në mënyrë të veçantë anëtarin më të ri të këtij rrjeti – Ukrainën”, tha Gentiana Sula, kryetare e AIDSSH.

Pjesë e këtij organizimi u bënë përfaqësues të Autoriteteve Përgjegjëse nga Gjermania, Bullgaria. Republika Çeke, Sllovakia, Polonia, Rumania dhe  Hungaria, të cilët ndanë përvojat e tyre në menaxhimin e dokumenteve të ish-policisë sekrete.

“Puna dhe misioni i “Autoritetit gjerman është i njëjtë pak a shumë me institucionin tuaj. Sigurisht që kemi arkivuar dhe mbledhur dosje me qëllim njohjen e historisë. Qytetari gjerman ka akses në këto dokumente qoftë për studim apo dhe për të njohur të shkuarën. Këto dosje kanë shërbyer po ashtu dhe si një formë këshillimi për familjarët. Për t’i qëndruar pranë duke ofruar mbështetje psikologjike, punë kërkimore, edukim dhe promovim për këto dosje. Duam të kuptojnë si funksiononte ajo kohë. Duam ta mbajmë gjallë atë kohë. Ajo është vetëm histori për të rinjtë, ndërsa për ne ka qenë formë jetese. Kjo ndikon për të kuptuar rëndësinë e demokracisë që kemi sot”, tha ambasdori gjerman Karl Bergner.

Rezoluta përfundimtare e konferencës do të shpallet  pas vizitës në Arkivën e Dokumenteve të Ish-Sigurimit të shtetit në tiranë ku do të  përcaktohen hapat e ardhshëm të bashkëpunimit ndërkombëtar. /vizionplus.tv

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *