Prokuroria e Krimeve të Rënda kërkon dënimin me 126 vite burg, për anëtarët e grupit të drogës, te cilëve iu zbulua laboratori në Xibrakë. Për Ermal Hoxhën organi i akuzës ka kërkuar 13 vjet burg. Ndërkohë për Ilir Hysenin, Cezar Avila, Valter Moreno e Gentian Gjonaj  nga 14 vjet heqje lirie. Si dhe nga 15 vjet burg për Saimir Batkun dhe Genci Xhixhën. Hetimet për ketë grup të strukturuar nisën pas informacionit te ardhur nga autoritetet gjermane në 17 dhjetor të 2014-es mbi aktivitetin e përpunimit e trafikimit te kokainës. Prania e drogës ne disa pajisje provoi se në magazinën në Xibrakë ishte ngritur një laborator i sofistikuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *