Subscribe

Dosja Tahiri duket se ka habitur të gjithë gjykatën e Krimeve të Rënda.

 

Në seancën e kësaj të hëne ku Gjykata e Krimeve të Rënda do të vendosë mbi fatin e procedimit penal, prokuroria ka depozituar pranë saj dosjen ndaj ish-ministrit.

 

Ajo se ça ka çuditur më shumë të gjithë gjykatën ka qenë volume I kësaj dosje pasi punonjësit janë detyruar që të transportojnë dosjen me dhjetra fashikuj me karrocë me rrota drejt seancës gjyqësore.

 

Organi i akuzës ka ngritur tre akuza ndaj ish-ministrit të Brendshëm atë të Trafikut të drogës, Krijimit të grupit të strukturuar kriminal dhe Kryerja e veprës penale në kuadër të grupit kriminal.

 

Ndersa ish-ministri ka kerkuar pushim te çeshtjes pasi kerkeses se kesaj te fundit per zgjatjen e hetimeve dhe me tre muaj te tjere.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *