Subscribe

 

Shtatë vite më parë, vrasjet përgjaken protestën me te madhe të opozitës se asaj kohe, te drejtuar nga Partia Socialiste.

 

Teksa njerëzit protestonin prej disa orësh para kryeministrisë, e madje disa sapo kishin nisur te ktheheshin, forcat speciale te Gardës se Republikës qëlluan mbi turmën me plumba te vërtete.

 

I pari u vra Ziver Veizi qe ndodhej pranë portës se hekurit. Pas tij Hekuran Deda e Faik Myrtaj. I shtrire ne bulevard, i pajete, mbeti edhe Aleks Nika.

 

Qe te katërt, te pa armatosur, duke protestuar paqësisht.

 

Dosja voluminoze e 21 janarit, e cila pati edhe mbështetjen e FBI, e mbylli kalvarin ne Gjykatën e Larte në vitin 2015. U dënuan ish-komandanti i Gardës, Ndrea Prendi me një vit, si dhe gardisti Agim Llupo me 3 vjet, por sot qe te dy janë te lire.

 

Por për familjarët drejtësia nuk ishte dhënë. Më 5 dhjetor 2012, ata ishin drejtuar Strasburgut, me një kërkesë për zbardhjen e shkeljeve të panumërta nga drejtësia shqiptare, duke i akuzuar për gjykim të njëanshëm. Në atë kohë, Strasburgu konstatoi shkeljen e të drejtave në gjykim, vendosi dëmshpërblimin e familjarëve dhe pranoi deklaratën e qeverisë për të rihapur çështjen. Deri më tani dosja e 21 janarit nuk është rihapur, ndërsa e vetmja shpresë e familjarëve mbeten institucionet e reja të reformës në drejtësi.

 

Organet që pritet të ngrihen këtë vit Byroja Kombëtare e Hetimit, Prokuroria Speciale dhe Gjykatat e Posaçme pritet të kenë një rol të veçantë në hetimin përfundimtar të dosjes dhe gjykimin e saj shterues.

 

Kjo për shkak se Kushtetuta dhe ndryshimet e procedurës penale kanë hequr kufizimet kohore për Byronë e hetimit dhe Prokurorinë Speciale, në rastet kur të përfshirë janë zyrtarë të lartë, ndërsa veprat penale janë ato të rëndat, si vrasja në rrethana cilësuese.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *