Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion është vënë në aksion për dosjen “Avdylaj”. Të premten SPAK ka dërguar në Gjykatën e Posaçme Antikorrupsion kërkesën për gjykim të emrave të përfshirë në dosjen “Vol-Vo 4”.

 

Sipas njoftimit për shtyp, nër gjykatë janë dërguar në total 63 të pandehur, nga ku bëhen të ditur emrat e vetëm 25 personave.

 

Midis personave që janë marrë të pandehur janë Astrit Balliu, Altin Avdyli, Jasin Kala, Gjevi Ndoka, Esat Mehmeti, Petrit Sulejmani, Saimir Sulejmani, Hajri Seferi, Orges Jahelezi, Shkëlqim Avdyli, Denis Llaftiu, Saimir Gjepali, Mario Zeqiri, Elton Shehaj, Fatos Llaftiu, Ardit Gjyriqi, Admir Hoxha, Hekuran Hoxha, Iskënder Sale, Xhemal Shala, Xhevit Shuti, Flamur Çelaj, Vehbi Berushi, Mustaf Shuti, Anila Shuti.

 

Ata akuzohen për “Trafikim të narkotikëve”, “Prodhimi dhe fabrikimi i lëndëve narkotike dhe psikotrope”, “Grupi i strukturuar kriminal’’, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale’’ dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

 

Gjithashtu, SPAK ka bërë të mundur edhe sekuestrimin e hoteleve, apartamenteve dhe mjeteve të të akuzuarve.

 

“Po kështu në kuadër të hetimeve të këtij procedimi janë sekuestruar deri tani me qëllim konfiskimin, pasuri të paluajtshme (truall në bregdet) me sipërfaqe 300.000 (treqind mijë) m2, e cila ka qënë pronë shtetërore e përfituar në mënyrë të paligjshme nga anëtarët e grupit kriminal. Gjithashtu janë sekuestruar hotele, apartamente, automjete, me një vlerë prej rreth 5.000.000 (pesëmilion) euro. Hetimet në lidhje me këtë procedim penal vazhdojnë.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *