Subscribe

Në kulmin e debatit politik për dosjen 339, drejtuesja e prokurorisë së krimeve të rënda Donika Prela tha para mediave se përgjimet nuk janë zbardhur në tërësi.

 

Sipas saj deri në shtator të 2018-ës, kur dosja kaloi nga prokurori Besim Hajdarmataj tek prokurorët Vladimir Mara dhe Dritan Prençi nuk ka patur hetime te hapura për veprat penale në fushën e zgjedhjeve.

 

Sqarojmë se referuar InformaCionit që më është vënë në dispozicion nga dy prokurorët e çështjes, në momentin e ngritjes së grupit hetimor nga ana e drejtuesit të prokurorisë tetor 2018, të gjitha CD e administruara kanë qenë të pa transkriptuara në tërësi dhe vijimësi, por ka patur transkripte të pjesshme, vetëm të disa numrave të veçantë, dhe në mënyrë sporadike. Po kështu, në këtë moment është konstatuar se janë kryer veprime hetimore të hapura vetëm në drejtim të veprave penale të trafikimit të lëndëve narkotike të kryera në qytete të ndryshme të vendit dhe abuzimeve me pronat në zonën e Qarkut Lezhë, ndërsa për veprat e tjera penale, duke përfshirë dhe veprat penale në fushën e zgjedhjeve nuk ka patur hetime të hapura, me përjashtim të përgjimeve, të Cilat siç dhe theksova, nuk kanë qenë të transkriptuara në tërësi.

 

Prela tha se kjo eshte dosja me vouminoze qe ka patur ndonjeher prokuroria shqiptare dhe la të kuptohet se prokurorët, do të flasin me vendime konkrete shume shpejt. Ajo paralajmëroi se edhe numri I personave të përfishirë pritet të rritet.

 

Kemi zgjedhur të heshtim në debatin e madh që po zhvillohet këto ditë pasi i qëndrojmë bindjes dhe detyrimit tonë ligjor dhe kushtetues që një prokuror i mirë, profesional dhe me integritet flet kryesisht nëpërmjet vendimeve të veta, përmes akteve të ndryshme, mjeteve juridike, pra nëpërmjet punës ”

Prela bëri me dije se aktualisht numri i personave në hetim ka shkuar në 74, 12 prej të cilëve janë dërguar për gjykim ndërsa në total janë administruar 624 CD dhe 115 DVD me transkriptime përgjimesh.

Sipas saj askush nuk mundet të anatemojë punën e prokurorëve në këto muaj, kushdoqofshin ata me arsyetimin apo llogjikën se nuk po bëjnë detyrën apo po flenë mbi dosje.

Dosja 339 është kthyer në kauzën kryesore të opozitës ndërsa mazhoranca dhe vetë kryebashkiaku i durrsit Vangjush Dako i dalë në përgjime, kanë mohuar të kenë favorizuar grupin e avdylajve.Ndërkohë një prokuror tjetër është caktuar për hetimin e nxjerrje së sekretit hetimor, përfshirë materialet e audio të publikuara nga media gjermane BILD.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *