Detektorët metalikë të vendosur në zonën e shenjtë të Jerusalemit Lindor si masë sigurie, janë hequr pas një vendimi të marrë nga kabineti i sigurisë në qeverinë e Izraelit. Ekspertët gjykuan se masa ishte joefektive për shkak se nxiti protesta të dhunshme.

 

Qeveria e Izraelit ka marrë vendimin, pas protestave masive të javëve të fundit ku janë regjistruar viktima dhe të plagosur, pasi palestinezët e kanë kundërshtuar pajisjen që dallon metalet në trup. Sipas tyre, lëvizja është interpretuar si fillimi i një përpjekjeje nga ana e Izraelit për të vënë nën kontroll zonën e shenjtë.

 

Gjithashtu, shumë besimtarë e konsideruan si një masë fyese prezantimin e detektorit, pasi sipas tyre besimi i tyre i ndalon që të përdorin objekte të rrezikshme dhe aq me tepër në vend te shenjte. Megjithatë është miratuar një plan i ri për rendin dhe sigurinë. Zona e Shenjtë në qytetin e vjetër të Jerusalemit ka qenë vazhdimisht problematike, për shkak se në të gjenden objekte që janë vendet më të shenjta për hebrenjtë si dhe xhamia Al Aksa, vendi i tretë më i rëndësishëm për besimtarët myslimanë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *