Ish-shefi i zbulimit në Maqedoninë e Veriut, Sasho Mijallkov është dorëzuar pas një arratie dy ditore, pasi gjykata kërkoi arrest shtëpiak deri në marrjen e vendimit për rastin “target-kështjella”.

Mijallkov është një prej 12 të akuzuarve në rastin gjyqësor që ka të bëjë me përgjimin në masë të rreth 20 mijë qytetarëve të Maqedonisë së Veriut.

Skandali u publikua në fillim të vitit 2015 nga Zoran Zaev, atëherë drejtues i opozitës.

“Nuk jam arratisur asnjëherë, por kam qenë i sëmurë, me temperaturë 40 gradë, dhe për këtë jam vetizoluar, sepse kam dyshuar për simptoma të koronavirusit. Vetë kam ardhur në Prokurori për t’i sqaruar të gjitha dyshimet dhe akuzat”, tha Mijallkov para Prokurorisë së Shkupit.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *