Kreu demokrat Lulzim Basha e ka cilësuar si loje dorëzimin e mandatit nga Tahiri e vazhdim te paktit Rama-Tahiri. “Është fakt se dorëheqja erdhi pas presionit direkt që iu bë Ramës në Berlin, ku iu tha se është e patolerueshme mbrojtja politike që i bëhet Tahirit kundër veprimeve të drejtësisë.

 

Ky është akt hileqar për të mashtruar partnerët se gjoja Tahiri nuk ka imunitet politik dhe se gjithçka është në dorën e prokurorisë.” – shkruan Basha ne facebook. Lideri i opozitës shton se Tahirit nuk i duhet imuniteti parlamentar përsa kohë ai shantazhon kryeministrin me aferat e tij. “Edi Rama dhe Saimir Tahiri janë një subjekt i vetëm, kur bëhet fjalë që Tahiri të dalë përpara drejtësisë: nëse Tahiri del para drejtësisë, Edi Rama del para drejtësisë. Nëse Saimir Tahiri është i lirë, Rama është i lirë. Dorëzimi i mandatit të Saimir Tahirit është manovër politike, pasi Edi Rama ka futur nën kontroll të plotë Prokurorinë, të cilën e përdor si dhe sa herë t’i duhet për të mbrojtur pushtetin e vet kriminal.” – vijon Basha reagimin e tij.

 

Kryedemokrati përfundon duke nënvizuar se dorëzimi i mandatit të Tahirit nuk e shpëton Edi Ramën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *