Subscribe

Jep dorëheqjen kryeministri i Malit te Zi, Milo Gjukanovic. Vetëm pak dite pasi partia e tij u rikonfirmua si fituese e zgjedhjeve parlamentare, “Njeriu i hekurt” deklaroi se do t’ia linte detyrën numrit dy te partise Dushko Markovic, ish shef i Agjencisë Kombëtare te Sigurisë. Dorëheqja e Gjukanovic vjen vetem pak ore pasi vete kryeministri malazez deklaroi publikisht se Rusia, por edhe Serbia ishin te përfshire ne atentatin per ta eliminuar ate ditën e zgjedhjeve. Duke folur per ketë çështje, Gjukanovic theksoi se ngjarja e 16 tetorit, gjate se cilës u arrestuan 20 persona ka lidhje me nje faktor te jashtëm. Ai premtoi gjithashtu se Prokuroria dhe organet ligjzbatuese do te hetojnë deri ne fund per shkallen e përfshirjes si te Rusisë, ashtu edhe te Serbisë. Reagimi i kryeministrit malazez erdhi një ditë pas konferencës për shtyp të kryeministrit serb, Aleksandër Vuçiç, i cili deklaroi se shërbime të ndryshme sekrete nga Perëndimi dhe nga Lindja janë përplasur në territorin e këtij shteti. Kjo është hera e trete qe Gjukanovic dorehiqet nga funksionet politike per tu kthyer serish, por mediat raportojnë se kete here ky akt mund te ketë lidhje me synimin e tij për t’u zgjedhur president i vendit ne vitin 2018.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *