Subscribe

Monika Kryemadhi iu është përgjigjur akuzave të mazhorancës ndaj PD dhe LSI si nxitëse të dhunës së ushtruar gjatë protestave të zhvilluara pas vrasjes së 25-vjeçarit Klodian Rasha nga efektivi i policisë.

E ftuar në emisionin “Quo Vadis”, kryetarja e LSI tha se qëllimi i protestës nuk ishte largimi i Sandër Lleshajt nga posti i Ministrit të Brendshëm, duke rrëfyer se Rama gjeti pretekstin për ta larguar, pasi kishin rreth 10 muaj që nuk komunikonin me njëri-tjetrin.

“Do të isha krenare ta kisha organizuar unë atë protestë të sinqertë. Kur hidhej gazi lotsjellës, fëmijët iknin me vrap dhe largoheshin nga prindërit. Komisariatet nuk ishin të mbushura me të miturit, por me fëmijë. Unë nuk besoj tek dhuna. Në momentin që ushtrojmë dhunë, dhunuesi bëhet viktimë. Policia gënjeu katër herë për vrasjen. Nuk ishte qëllimi për të hequr Sandër Lleshajn. Rama gjeti momentin. Kishin 10 muaj që nuk flisinin.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *