Një ditë pas dorëheqjes së ministrit të brendshëm sandër lleshaj, kryeministri Edi Rama i shkon në zyrë kryetarit të kuvendit, Gramoz Ruçi.

 

Zyrtarisht as zyra e kryeministrit dhe as ajo e kryeparlamentarit nuk kanë njoftuar për atë çfarë është diskutuar përgjatë një ore në mjediset e kryesisë së kuvendit.

 

Takimi mes Ramës dhe Ruçit, një prej figurave më të vjetra të partisë socialiste vjen në një çast kur kreu i qeverisë ende nuk ka komunikuar se kush do të jetë pasardhësi i sandër lleshaj në krye të ministrisë së brendshme.

 

Përveç ndryshimit në kabinetin qeveritar, pesë muaj para zgjedhjeve të përgjithshme të prillit, vendi prej dy ditësh është përfshirë në protesta të dhunshme pas vrasjes së të riut klodian rasha nga punonjësi i policisë së shtetit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *