I dyshuari kryseor për organizimin e vrasjes se presidentit haitian, Jovenel Moise, është një mjek.

 

Policia beri të ditur se Christian Emmanuel Sanon kishte hyrë në Haiti së bashku me disa nga personat e armatosur të dyshuar në sulm, ku plani fillestar ishte vetëm arrestimi i Moise dhe marrja e Presidencës. Ai është me origjinë nga Haiti, por jetonte ne Florida ku ushtronte profesionin e mjekut.

 

63-vjeçari dyshohet se kishte punësuar një firmë private të sigurisë Venezuelës me bazë në Florida për mbrojtje. Mjeku është banori i tretë amerikan me origjinë nga Haiti që është ndaluar si i dyshuar në hetimin e vrasjes, pasi policia ka arrestuar deri më tani 18 kolumbianë dhe 3 amerikano-haitianë.

 

Një delegacion i zyrtarëve të lartë të sigurisë dhe drejtësisë amerikane ka mbërritur në Haiti për të vlerësuar situatën e sigurisë.

 

Presidenti Moise, 53 vjeç u vra në rezidencën e tij më 7 korrik. Gruaja e e tij, Martine Moise, u plagos në sulm dhe pastaj u dërgua për trajtim në SHBA.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *