Presidenti Donald Trump deklaroi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kanë kaluar kulmin e rasteve të reja me COVID-19 dhe parashikoi që disa shtete do të rihapen këtë muaj.

Në konferencën e përditshme të Shtëpisë së Bardhë, Trump tha se udhëzimet e reja për rihapjen do të shpallen të enjten pasi ai të flasë me guvernatorët.

“Ne duam ta kthejmë vendin tonë. Të dhënat sugjerojnë që në mbarë vendin, ne kemi kaluar kulmin e rasteve të reja. Shpresojmë që kjo do të vazhdojë, dhe ne do të vazhdojmë të përparojmë shumë”, tha Trump.

I pyetur për numrin e lartë të vdekjeve në Neë York, kreu i Shtëpisë së Bardhë akuzoi vendet e tjera se gënjejnë për shkallën e vdekshmërisë së tyre.

Administrata Trump më herët ka deklaruar se SHBA mund të rihapen në 1 maj, por sipas presidentit diçka e tillë mund të ndodhë edhe më shpejt në disa vende.

Kur u pyet për rreziqet e rihapjes së kombit shumë shpejt, zoti Trump tha se vdekjet po ndodhin edhe gjatë kohës që shtetet janë në izolim.

Në SHBA numërohen më shumë se 644 mijë raste me koronavirus dhe 28.854 viktima.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *