Shtëpia e Bardhë konfirmoi dje se presidenti amerikan, Donald Trump do të marrë pjesë në samitin e NATO-s, më 25 maj, një formë për të mbështetur aleatët e SHBA-së në lidhje me përfshirjen e tyre në Aleancë.
Departamanenti i Shtetit njoftoi disa orë më herët se kreu i diplomacisë amerikane, Rex Tillerson do të mungojë në takimin e parë të NATO-s në Bruksel në prill.
”Ministria do të dërgojë në vend të Tillerson numrin tre të saj, zëvendëssekretarin e Shtetit dhe drejtorin politik, Thomas Shannon, një diplomat karriere, në këtë takim të ministrave të Punëve të Jashtme të vendeve të NATO-s më 5 dhe 6 prill në Bruksel”, njoftoi një zyrtar amerikan.
Ky vendim rrezikon të rrisë shqetësimet e Aleancës së Atlantikut tashmë e përfshirë nga kritikat e presidentit Donald Trump, që e cilësoi të “vjetëruar”.





