Presidenti i Shteteve të Bashkuara Donald Trump, është shprehur për mediat se veprimet e ish këshilltarit të sigurisë kombëtare, Michael Flynn, si një anëtar i ekipit të tij gjatë zgjedhjeve presidenciale te vitit 2016, ishin plotësisht të ligjshme. Sipas Trump shkarkimi i tij erdhi vetëm pasi Flynn gënjeu zëvendës presidentin dhe FBI-në.

 

“M’u desh të pushoja nga puna gjeneralin Flynn sepse ai gënjeu zëvendës presidentin dhe FBI-në. Ai ka pranuar fajin për këtë. Është për të ardhur keq sepse veprimet e tij gjatë tranzicionit kanë qenë në përputhje me ligjin. Nuk kishte gjë për të fshehur”.

 

Nga ana tjetër, Trump ritheksoi edhe njëherë se nuk ka pasur asnjë bashkëpunim me Rusinë gjate fushatës per zgjedhjet presidenciale. Gjenerali në pension, Flynn, pak ditë më parë para gjykatës federale në Uashington pranoi akuzat se e ka gënjyer FBI-në në lidhje me hetimet që po zhvillon prokurori i posaçëm Robert Mueller.

 

Flyn është ish-zyrtari i parë i Shtëpisë së Bardhë që përballet me akuza dhe ka pranuar fajin per lidhjet me Moskën. Ai ka qene mbështetës i Donald Trump gjatë fushatës presidenciale dhe kritik i fuqishëm i kundërshtares demokrate, Hillary Clinton.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *