Një polic i Republikës Demokratike të Kongos ka qëlluar për vdekje një student sepse doli pa maskë mbrojtëse, teksa filmonte në rrugët e kryeqytetit.
Viktima ishte një student në Universitetin e Kinshasa. Kjo ndodhi pasi vala e tretë e koronavirusit ka goditur vendin afrikan.
“Kolegu ynë Honore Shama, student i letërsisë në Universitetin e Kinshas, po realizonte një video në kuadër të një praktike punë. Ai është akuzuar për mosbindje dhe rezistencë, ku si pasojë u qëllua me armë nga afër”, ka thënë një dëshmitar.
Pajisja me maskë në Kongo është e detyrueshme, kurse shkelja e kësaj mase dënohet me 10.000 franga të Kongos ose pesë dollarë.