Subscribe

Gruaja e Endri Mustafës, që u gjet i vrarë në Shkodër, ka treguar më shumë detaje për këtë ekzekutim mafioz.

 

Përpara mediave, ajo mohoi që në vrasje të ketë gisht Ibrahim Lici, që është shpallur në kërkim.

 

Bashkëshortja e Mustafës kërkoi që në pyetje të merret 15-vjeçari i arrestuar sepse, sipas saj, ishte ai që e nxori jashtë shtëpisë 32-vjeçarin.

 

“I kemi komshinj, nuk kemi patur asnjëherë probleme me ata. Ata nuk kanë asnjë lidhje me burrin tim. Habitem si e kanë nxjerr sepse nuk ka lidhje. Jemi 100% të sigurt se kjo ngjarje nuk ka ndodhur prej djalit të tij. Nuk kemi patur kurrë asnjë problem, asnjë mosmarrëveshje me ta. Atë natë, doli në orën 10 të darkës. Po binte edhe shi, të lutem i thash, mos vono sepse është natë. Nuk vonoj tha. I thash aman mos u merr me atë sepse e njihnim çfarë fëmije është e me kë merret. E anashkaloi se çfarë mund t’i bënte. Iku në 10 të darkës dhe nuk morëm më vesh asnjë lajm prej tij. Më njoftoi se po ikte me të, por më gjë nuk më tha. Nuk ka patur asnjë motiv për ta vrarë kush, nuk i ka bërë kujt gjë. 15-vjeçari e nxori prej shtëpie. Burri i tha që nuk pot ë shkruaj mesazhe, por kur të çojë një fotografi një kal, ti dil. Një djalë i mitur të thotë atë, dikush është pas tij.”

Më herët foli për mediat edhe babai i Ibrahim Licit, i cili u shpreh se djali i tij nuk mund të ketë gisht në këtë vrasje sepse ishin prej vitesh komshinj. Ai zbuloi se 15-vjeçari që ka rënë në pranga punon për Bajrët dhe Astmer Bilalin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *