Subscribe

Mes 10 kinemave më të bukura e më të veçanta në botë renditet edhe ajo e Prizrenit. Kjo e bëri këtë DokuFest, një nga festivalet më të vizituara të filmit të shkurtër në botë.

 

Edhe pritshmërinë për produksionet kinematografike ishin të mëdha. Një qytet si Prizreni, vitet e para e pati të vështirë të priste kaq shumë miq të artit të shtatë, por ia ka dalë që ndër vite jo vetëm të organizojë një festival, por edhe të sjellë në Tiranë produksionet me te mira.

 

“Kemi marrë të ardhmen me vete. Kjo ishte edhe thirrja e këtij viti në DokuFest, që në sheshin Skënderbej përcolli 7 filma mbrëmjen e së martës. Drejtuesit premtojnë se kjo do të kthehet në traditë tani që edhe Tirana është gati për kinemanë në natyrë”.

 

Sot ne mbrëmje, një tjetër produksion kinematografik e pret publikun në Tiranë sepse edhe netët e kinemasë italiane e ndezin ekranin në instilacionin “Reja”, pranë pedonales. “Nuovo Cinema Paradiso” është filmi që feston në 25 vite vëmendjen e publikut.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *