Aktorja e Hollywood, Estella Warren është arrestuar pasi ka sulmuar të dashurin e saj me lëndë acidike.

 

 

Çifti pati një konflikt në apartamentin e saj në Kaliforni, kur ajo humbi kontrollin dhe i hodhi një substancë që kishte përbërje acidike, por nuk dihet nëse ishte acid.

 

 

Policia raportoi se i dashuri i saj, identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur, nuk ka kërkuar ndihmë mjekësore.

 

 

Arrestimi i saj nuk zgjati shumë pasi doli duke paguar garancinë prej 20 mijë dollarësh.

 

 

Kjo nuk është hera e parë që 38-vjecarja është arrestuar pasi edhe në 2011-ën,  përplasi tre makina dhe qëlloi një polic, duke refuzuar që të prangosej.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *