Tre persona janë proceduar penalisht si autorë të zjarreve të rëna gjatë ditëve të fundit në qarkun e Fieri

 

 

Policia bën me dije se shtetasi me iniciale K.S, 28 vjeç, është proceduar penalisht si autori i dyshuar i djegies së 35 rrënjëve ullinj në pronësi të shtetasit G.B. Shtetasi A.M, 56 vjeç, akuzohet se është autori i djegies së 7 hektarëve tokë dhe 30 rrënjëve ullinj në pronësi të shtetasit S.M.

 

Gjithashtu, sipas uniformave blu, është proceduar penalisht shtetasi A.K, 44 vjeç, banues në Ardenicë, pasi dyshohet se është autori i djegies së 10 rrënjëve ullinj shumëvjeçar, pronë e Manastirit të Ardenicës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *