Subscribe

Që prej 16 Majit ne të gjitha pikat doganore ka nisur të zbatohet shërbimi i ri “Dogana pa Letra”. Përmes tij, të gjithë operatorët ekonomikë nuk kanë më asnjë kontakt me punonjësit doganore.

 

Përjashtim në këtë proces do të bëjnë vetëm 8% e bizneseve te cilët kanë një faktor risku e për pasojë do ti nënshtrohen kontrollit te dokumentacionit dhe mallit në pikat doganore.

 

Anila Denaj: Në 93% të rasteve realizon kontakt zero me operatorët ekonomikë, kohë optimale procesimi dhe në bazë të matricës së riskut të gjithë operatorët që konsiderohen me risk të lartë, me kanal te kuq janë ata që i nënshtrohet një kontrolli të plotë me gjithë letrat, të tjerët jo.

 

Procesi do reduktoje kohën dhe kostot për biznesin e po ashtu do të ulë shanset e korruptimit tregtar- doganier.

 

Arlind Gjokuta: Hapi tjetër më i rëndësishëm është që brenda një periudhe shumë të shkurtër brenda këtij viti synojmë të vendosim dhe traun elektronik. Pra, pas printimit të kësaj deklarate ose pas marrjes së deklaratës, e cila është tërësisht në formë elektronike nëpërmjet një bar kodi dhe elementëve të tjerë të sigurisë që do të jenë totalisht elektronike, të eliminohet ai që quhet si doganierit i traut

 

Shqipëria është i pari vend në rajon që zbaton “ doganën pa letra” si një nismë që i shërben edhe integrimit në Bashkimin Europian.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *