Tërmeti tragjik me 48 viktima dhe me mbi 900 të plagosur ka bërë bashkë shqiptarë nga Kosova, Maqedonia, Mali i Zi, Greqia, diaspora, dhe jo vetëm, të cilët morën nisma të mëdha humanitare me ndihma në ushqime e veshmbathje e deri tek paratë.

 

Dogana shqiptare duke marrë shkas nga situata e krijuar, ku dhjetra kamionë e mjete të tjera të ngarkuar me ndihma për banorët e prekur ka marrë një vendim; heqjen e tarifës së skanimit për rastet e ndihmave humanitare.

 

Përmes një njoftimi të shpërndarë për mediat Dogana bën me dije se mjetet që transportojnë ndihma do të përjashtohen nga tarifa për një afat 30 ditor.

 

“Dogana heq tarifën e skanimit për mjetet që sjellin ndihma humanitare. Drejtoria e Përgjithshme e Doganave që nga sot ka hequr tarifën e skanimit për çdo mjet që sjell ndihma humanitare për të prekurit nga tërmeti shkatërrues i 26 Nëntorit. DPD në bashkëpunim me kompaninë S2 Albania, ka mundësuar nga sot në sistem mospagimin e kësaj tarife për këtë kategori mjetesh, që sjellin ndihma humanitare për një afat 30 ditor.Kjo nismë u ndërmor në shenjë solidariteti me gjithë të prekurit nga termeti.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *