Deputetja e Partisë Demorkatike për Qarkun e Elbasanit, Zheni Gjergji ka akuzuar qeverinë se nuk ka fonde të paguajë mësuesit. Përmes një statusi në rrjetet sociale, Gjergji ngre shqetësimin se mësuesit në Belsh kanë probleme me pagën, dhe se nga muaji shtator do t’iu mbahen 70 mijë lekë, me motivacionin se nuk ka fonde mjaftueshëm.

 

Sipas saj, në këto 8 vitet, qeveria ka menduara vetëm për njerëzit e saj dhe jo për qytetarët dhe nëpunësit e shtetit.

 

“Ironike apo jo? Ndërkohë që në Arsim flitet për rritje pagash, qeveria nuk ka fonde të paguaj as ato aktualet Prej kohësh mësuesit e ZVAP Belsh kanë probleme me pagën, e sikur të mos mjaftonte kjo: Nga muaji shtator do t’ ju mbahen 70 mijë lekë me motivacionin se nuk ka fonde mjaftueshëm për t’u paguar siç duhet; Kjo ZVAP ka pa likuiduar 30 muaj paratë e transportit për çdo mësues Ditën e nesërme, mësuesit e kësaj ZVAP do të protestojnë për të drejtën e tyre,të pagës. Do të protestojnë për dinjitetin e tyre. Për këtë do të dorëzojnë dhe një kërkesë pranë kësaj zyre arsimore me qëllim sqarimin dhe zgjidhjen e kësaj problematike. Deri në pritje të përgjigjes, për t’i vlerësuar denjësisht mësuesit, jo vetëm nëpër rrjete sociale! Qeveria që duam!”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *