Kryesuesja e listës së Elbasanit, Evis Kushi, gjatë një bisede telefonike me kryeministrin Edi Rama, vuri në dukje se një pjesë e mbështetësve të LSI vazhdojnë t’i bashkohen PS-së në fushatë.

Kreu i qeverisë bëri ironi edhe me deklaratën e Ilir Metës dhënë disa javë më parë, ku “kërcënonte” se “do t’i pritet dora kujtdo që prek votën”.

“Nejse, kujdes dhe ki parasysh metodat e tyre, sidomos ditët e fundit, se dihet ajo punë. Edhe është habi e madhe se tamam bërtet hajduti ‘kapni hajdutin’. ‘Do i presim duart, atyre që blejnë vota’. E ke parasysh tani, i bie që të dalin pa duar që nga ai e plotë të tjerët, po nejse”, u shpreh Rama.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *