I nominuari për president i Demokratëve, Joe Biden, në një dalje publike në Qendrën Kombëtare të Kushtetutës në Filadelfia, bëri një tjetër deklaratë të cuditshme.

 

Gjatë fjalës së tij biden deklaroi se  deri sa ai të përfundojë fjalimin që po mbante, do të kenë vdekur 200 milion amerikanë nga COVID-19. Mediat amerikane e kanë konsideruar si gafën e radhës së demokratit Biden.

 

JOE BIDEN

KANDIDAT PER PRESIDENT, SHBA

“Nëse Donald Trump ka mënyrën e tij, nga ndërlikimet e COVID-19, të cilat janë përtej asaj që duhet të jenë, parashikohet se 200 milionë njerëz kanë vdekur, me shumë siguri deri në përfundimin e bisedës sime këtu.”

 

Vetëm 44 ditë para zgjedhjeve presidenciale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Biden aksidentalisht pretendoi se gati dy të tretat e vendit kishin vdekur.

 

Ndërkohë duket se edhe në Mbretërinë e Bashkuar, shifrat e infektimeve dhe vdekjeve nga koronavirusi janë kthyer në një betejë paralajmërimesh.

 

Këshilltari kryesor shkencor i qeverisë, Patrick Vallance ka paraqitur parashikime apokaliptike duke thënë se mund të ketë 50,000 raste të reja infeksioni covid 19 në ditë, nga mesi i Tetorit,  nëse nuk ndërmerren masa të mëtejshme.

 

PATRICK VALLANCE

KESHILLTAR SHKENCOR, MBRETERIA E BASHKUAR

“Për momentin ne mendojmë që epidemia po dyfishohet afërsisht çdo shtatë ditë. Nëse kjo vazhdon pa pushim dhe rritet, duke u dyfishuar çdo shtatë ditë, do të përfundonim me 50,000 raste në ditë në mes të muajit Tetor, kështu që mesi i nëntorit do të ketë 200 vdekje në ditë. Sfida, pra, është të sigurohemi që koha e dyfishimit të mos qëndrojë në shtatë ditë. Kjo kërkon shpejtësi, kërkon veprim .”

 

Këto deklarata vijnë ndërsa zonat në Anglinë veri-perëndimore, West Yorkshire, Midlands dhe katër qarqe të tjera në Uellsin jugor do të përballen me kufizime të mëtejshme lokale nga kjo e martë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *