Një burrë në Egjipt, i cili dyshohet se ka kryer gjymtim gjenital tek tri vajzat e tij pasi i mashtroi ato, ndodhet nën akuzë bashkë me mjekun që kreu procedurën.

Mjeku shkoi në shtëpinë e vajzave pasi babai i tyre u tha atyre se do të vaksinoheshin për koronavirusin. Pasi vajzat, nën 18 vjeç, mbërritën në shtëpi, u droguan dhe mjeku ju dëmtoi organet gjenitale. Vajzat i thanë nënës së tyre, e cila është e ndarë nga babai i tyre, për procedurën dhe ajo njoftoi autoritetet.

“Ato humbën vetëdijen dhe kur u zgjuan u tronditën kur gjetën këmbët e lidhura së bashku dhe një ndjesi dhimbjeje në organet e tyre gjenitale”, tha prokurori në një deklaratë.

Pavarësisht se është i jashtëligjshëm në shumë pjesë të botës, rituali praktikohet ende globalisht. Procedurat ndryshojnë ose dëmtojnë organet gjenitale të grave për arsye jo mjekësore.

Kryerja e këtij rituali është bërë një veprim kriminal në Egjipt dhe mjekët mund të burgosen deri në shtatë vjet, nëse shpallen fajtorë për kryerjen e procedurës. Kushdo që e kërkon atë mund të përballet me tre vjet burg.

Por deri më tani askush nuk është ndjekur penalisht. Grupet për të drejtat e grave thonë se gjyqtarët dhe policia nuk e marrin legjislacionin aq seriozisht.

Në janar, 14-vjeçarja Nada Abdel Maqsood vdiq pasi iu nënshtrua me forcë ritualit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *