Subscribe

Policia e Elbasanit ka bërë publik planin e masave për sigurimin e rendit dhe qetësisë për duelin Shqiperi-Moldavi sonte në Elbasan.

Të gjithë ata që do të shohin nga afër këtë takim në “Elbasan Arena” duhet të kenë parasysh këto informacione nga policia sidomos për bllokimin e rrugeve dhe parkimin e makinave.

 

Duke filluar nga ora 18:00, datë 11.06.2019 ju bëjmë me dije se:

Nuk do të lejohet qarkullimi i mjeteve në rrugën “Kamber Sejdini” nga Kryqëzimi i Bulevardit “Qemal Stafa” deri tek Kryqëzimi i Tapetave,

Nuk do të lejohet qarkullimi i mjeteve në Bulevardin “Aqif Pasha”

Bulevardi “Qemal Stafa” në krahun e djathtë të stadiumit do të përdoret për parkimin e autobusëve të ndryshëm që vijnë të organizuar me tifozë.

Vendparkimet e mjeteve të UEFA-s, të mjeteve të tifozëve miq si dhe vendparkimet me autorizim do te jenë para sheshit të stadiumit.

Bulevardi “Qemal Stafa” dhe Unaza e Qytetit do përdoren për qarkullimin e mjeteve.

Rrugë – kalimi nga Kryqëzimi i Tapetave, ish-konservim deri në dalje në unazë dhe në spitalin Rajonal Elbasan do të shfrytëzohet për emergjencat që mund të lindin gjatë zhvillimit të këtij aktiviteti.

Lëvizja e mjeteve të ekipeve vendas dhe të huaj, do të bëhet në rrugën “Lulet”- Posta –Bashkia – Stadium, e kthim.

 

Policia sqaroi se do të angazhohen 356 efektivë për këtë takim ndërsa do të merren masa për mbylljen e lokaleve që funksionojnë brenda rrethimit ku do vendosen shërbimet e policisë.

 

Uniformat blu i bëjnë apel të gjithë sportdashësit që do të marrin pjesë në këtë aktivitet, të jenë të pajisur me biletë dhe me kartë identiteti dhe të mos kenë me vete:

  1. a) sende të forta,
  2. b) shishe (të çfarëdolloj)
  3. c) fishekzjarrë
  4. d) monedha apo metale (të çfarëdolloj)
  5. e) çelësa të ndryshëm

 

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan i kërkon qytetarëve që të minimizojnë mbasditen e sotme deri ne përfundim të aktivitetit,  lëvizjen e tyre me automjet brenda qytetit të Elbasanit,  ç’ka do të sillte një ndihmesë të madhe në zhvillimin sa më normal të këtij aktiviteti.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *