Subscribe

Të martën një pjesë e emigrantëve që ndodhen në pikën kufitare të kapshticës do të lejohen të riatdhesohen. Të vetmit që nuk do të lejohen janë ata që kanë nënshtetësi greke dhe nuk kanë asnjë emergjencë për tu kthyer në vendlindje.

 

“Janë 19 automjete të personave që janë rezidentë në shtetin fqinj. Thonë që kemi ardhur për të takuar familjen, nuk është e mundur, është e pamundur. Ndërkohë, kushdo që vjen dhe thotë që kam një urgjencë duhet të përgatitetet për 14 ditë karantinë me shpenzimet e veta në një strukturë hoteliere pranë kufirit.”

 

Kryeministri Edi Rama prezantoi edhe disa nga masat lehtësuese që priten të ndërmerren në tre drejtime.Fillimisht në lejimin e lëvizjes së makine private.

 

“Lejimin e plotë të makinave private për punonjësit e aktiviteteve të lejuara, marrjen në automjetin e punës persona nga familja apo edhe persona të tjerë, do të ndëshkohet me heqje të lejes drejtimin, heqje lirie dhe me sekuestrimin për po ato vite të automjetit. Po ashtu, marrjen në automjet të një pensinisti, për çdo nevojë, përjashtohen nevojat e urgjencave shëndetësore, do të ndëshkohet me disa vite të heqjes së lejës drejtimit, me sekuestrim të makinës për ato vite dhe me heqje lirie.”

 

Ndryshim pritet të pësojë edhe zgjerimi i orarit të lëvizjes.

 

“Ta hapim pak orarin e lëvizjes për të bërë pazar, ta çojmë në 90 minuta dhe kryerja me automjet privat e pazarit do të jetë e mundur, por me sanksione të forta.”

 

Për biznesin e vogël, nga e marta do të hidhen në bankë pjesa e parë e të ashtuquajturave “paga e luftës”.

 

Sot, janë miratuar 9500 pagat e para të luftës për bizneset e vogla. Deri në fund të javës do të miratohen dhe pastaj të gjitha do të kalojnë. Këto që u miratuan sot, do të kalojnë që nesër.

 

Masat e reja lehtësuese të cilat janë duke u diskutuar dhe pritet të bëhen të prekshme në varësi të përhapjes të të infektuarëve me koronavirus dhe mënyrës si do ti binden qytetarëve masave mbrojtëse, përfshijnë edhe hapjen e disa bizneseve të vogla.

 

“Duam që të lehtësojmë aktivitetet në njësitë individuale, në dyqane, njësi shërbimi; jo lokale, klube e palestra. Personat që kanë njësi të tilla duhet të përgatiten për t’u pajisur me maska, doreza, dezinfekantë për të gjithë klientët. Mosrespektimi i këtyre masave, do të dënohet. Do të dënohet me konfiskim të gjithçkaje që ka brenda, me mbyllje për një periudhë kohe dhe me heqje lirie.”

 

Një reagim kreu i qeverisë e pati edhe për akuzat e Partisë Demokratike për testimin e gjithë popullatës apo zhvillimin e tenderit për produktet ushqimore.

 

One thought on “Do të ndryshojë orari i lëvizjes/ Rama: Në punë me makinë private, të martën pagat e luftës në bankë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *