Katër persona u arrestuan nga Policia e Korçës këtë të enjte sepse akuzohen për kalim të paligjshëm të emigrantëve të huaj në kufi. Sipas njoftimit të policisë, në pranga ranë shtetasit K. S., 24 vjeçe, banuese në Vlorë; F. K., 24 vjeç; R. D., 19 vjeç; R. H., 20 vjeç, banues në Durrës.

 

Po ashtu, u shpall në kërkim shtetasi R. K., 17 vjeç, banues në Durrës. Ata u kapën në flagrancë pranë kryqëzimit të fshatit Libonik në Maliq, duke transportuar në drejtim të Tiranës tetë shtetas të huaj.

 

Të arrestuarit u kishin premtuar emigrantëve kalim drejt vendeve të BE kundrejt pagesës prej 150 euro secilit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *