Gjashtë shtetas ranë në pranga gjatë operacionit të Policisë së Vlorës pasditen e kësaj të enjteje. Policia njoftoi se shtetasit e arrestuar akuzohen për “Kontrabandë me mallra të palejuara”.

 

Në pranga kanë rënë K. Xh., 65 vjeç, banues në Vlorë; A. Ç., 28 vjeç, banues në Vlorë; A. G., 48 vjeç, banues në Vlorë; F. T., 71 vjeç, banues në Vlorë; E. Ç., 55 vjeçe, banuese në Vlorë; Z. K., 45 vjeç, banues në Vlorë.

 

Ata kishin futur në një traget që vinte nga Italia mbetje të rrezikshme për shëndetin e njeriut dhe ambientin. Ato do t’i depozitonin në Shqipëri. Mbetjet ishin fshehur në pjesën fundore të garazhit të tragetit të linjës Brindisi-Vlorë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *