Subscribe

Gjatë inspektimit të tunelit në “Rrugën e Arbrit”, kryeministri Edi Rama është takuar me një simpatizant të Partisë Demokratike, me të cilin ka bërë edhe një video-selfie, duke e ndarë më pas në llogarinë e tij të “Instagram”.

 

Gjatë bashkëbisedimit, mbështetësi demokrat e pyet se cili do të fitojë në zgjedhjet e 25 prillit. Kreu i qeverisë i përgjigjet se do të fitojë populli.

 

“Rruga e Arbërit, Tuneli nr 3; Ne do të fitojmë dhe do ta nxjerrim edhe PD nga tuneli”, shkruan Rama.

Mbështetësi i PD: Erdha këtu në tunel dhe gjeta në inspektim zotin kryeministër. Do fitosh ti apo ne? Kush do fitojë?

Rama: Do fitojë populli shqiptar dhe pastaj do ju nxjerrim dhe ju nga tuneli. Hajde, mirupafshim!”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *