Aventura e dy vëllezerve nga Fier që tentuan të bëjnë serf në plazhin e Semanit, për pak sa nuk është mbyllur me një tragjedi.

 

Policia është njoftuar në orën 16:20, se dy shtetas të cilët duke bërë serf, kanë mbetur në mes të detit.

 

Menjëherë pas njoftimit janë nisur drejt bregdetit të Semanit shërbimet e DVP Fier dhe forcat e Policisë Kufitare Vlorë cilët në bashkëpunim edhe me qytetarët e zonës bënë të mundur shpëtimin e të dy personave që po bënin serf, bëri të ditur policia.

 

Dy shtetasit (vëllezër), Ermal Saliaj 28 vjeç dhe Spartak Saliaj, 48 vjeç, banues në Havales, Fier, po transportohen në Spitalin e Fierit dhe janë në gjendje të mirë shëndetësore.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *