Disa qytetarë në Prishtinë u mblodhën këtë të enjte për të marshuar pro-Izraelit. Kjo mbështetje vjen pas konfliktit të përgjakshëm 11-ditor mes Izraelit dhe Palestinë që u ndalua ditën e djeshme me arritjen e një marrëveshjeje armëpushimi.

 

Ata u grumbulluan në të njëjtin vend ku disa qytetarë të tjerë pro Palestinës dolën dhe protestuan javën e kaluar.

 

Marshuesit mbanin në duar pankarta të ndryshme dhe flamuj të Izraelit.

 

Organizatorët thanë se qëllimi nuk është të përçohen mesazhe të dhunës, por të paqes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *