Djali i Presidentit Donald Trump tha se nuk i kishte treguar babait të tij për takimin që zhvilloi me një avokate ruse, e cila pretendonte se mund ta ndihmonte në fushatën zgjedhore.

 

Në një intervistë për “Fox News”, Donald Trump i Riu tha se takimi nuk pati asnjë vlerë, por ai duhej ta kishte menaxhuar ndryshe situatën. Ai gjithashtu tregoi një  e-mail ku pranonte ofertën për t’u takuar me avokaten Natalia Veselnitskaya, e cila flitej se kishte lidhje me Kremlinin dhe mund të siguronte materiale dëmtuese për Hillari Clinton.

 

Trump i Riu disa herë theksoi se nuk i kishte treguar babait të tij për takimin, që sipas tij ishte një humbje kohe.

 

Madje, ai tha se nëse mediat nuk do ta kishin publikuar, as që do t’i kujtohej takimi me avokaten ruse.

 

Sipas djalit të Presidentit, takimi u organizua nga publicisti Rob Goldstone, i cili premtoi dokumente nga Rusia, madje dhe nga qeveria ruse që do të inkriminonin Clintonin.

 

Por, pas pak minutash në takim, Trump i Riu tha se e kuptoi që nuk kishte asnjë vlerë dhe se qëllimi i tij nuk ishte aspak dëmtimi i Clinton.

 

Aktualisht, autoritetet amerikane po hetojnë ndërhyrjen ruse në zgjedhjet presidenciale. Ekipi I Trump mw nw fund wshtw detyruar të pranojë se një prej pjestarwve tw tyre pati kontakte me rusët, pavarësisht se çfarë u diskutua në takim apo sa i rëndësishëm ishte ai.

 

Megjithëse çdo pjesëmarrës në takim ka mohuar rëndësinë e tij, përfshirë avokaten ruse, demokratët në SHBA mendojnë kjo çështje duhet hetuar dhe personat në fjalë duhet të japin llogari para Komitetit të Inteligjencës.

 

Kreu i Shtëpisë së Bardhë, para intervistës së Trump të Riut në Fox News, shkroi në Tuiter se i biri ishte një person i shkelqyer dhe se e donte vendin e tij.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *