E hënë, 14 Shtator 2026 7 PA 5 Live deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Djali i Fatos Nanos: Nuk kishte frikë nga humbja, e donte lirinë si frymë, jo slogan

Ilustrim · Vizion Plus

Sokol Nano, djali i ish-kryeministrit Fatos Nano, gjatë fjalimit në ceremoninë e homazheve shtetërore në nder të liderit historik të Partisë Socialiste, tha se babai i tij do të kujtohet si një burrë i madh shteti.

Teksa vlerësoi figurën e babait të tij, Sokol Nano deklaroi se ish-kryeministri nuk kishte frikë nga humbja dhe se e donte lirinë si frymë, jo slogan

“Jam i prekur nga vëmendja, përkujdesja juaj që kam ndjerë për babain tim. Ju jam mirënjohës për fjalët e ndjera dhe telefonatat nga të katërta anët e botës për kujtikin e tij. Familjen tim e ka lidhur fati me popullin shqiptar dhe e kemi ndjerë mbështetjen. Sot është një ditë ndryshe. Sot Fatos Nano ikën nga kjo botë, por vetëm fizikisht. Im atë ishte i pari që më foli për demokracinë, i pari që nuk e kishte frikë humbjen. Ai më mësoi garën e vërtetë. Ai ishte njeriu shumë dimensional. Ai e donte lirinë si frymë, jo si slogan. Ai ngrinte ura, jo mure. Ishte i butë e tolerant. Faleminderit kampion për guximin, kokfortësinë dhe zemrën. Do të kujtojmë si baba, shok e burrë shteti që vuri atdheun para vetes“, tha Sokol Nano./vizionplus.tv

Redaksia Web
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Vazhdo të lexosh