Subscribe

Tre dite para mbylljes se transmetimeve analoge në qarkun e Tiranës, Durrësit dhe Vlorës, autoriteti i mediave audiovizive e shtyu afatin me një muaj.

Drejtori i AMA-s Gentian Sala sqaroi se vendimi erdhi pas sondazheve qe treguan se ende shume qytetarë në zonat më të populluara të vendit nuk ishin pajisur ende me dekodera.

 

 

Në kuadër të vlerësimit dhe analizimit të situatës në lidhje me informimin e qytetarëve për procesin e digjitalizimit si dhe paisjen e tyre me dekodera, AMA ka kryer sondazhe periodike me një kampion prej 1600 të intevistuarish. Nga sondazhet e kryera ka rezultuar se një numër të konsiderueshëm qytetarësh shohin vetëm transmetime analoge.

 

 

Autoriteti i mediave audiovizive nuk disponon të dhëna të sakta mbi sasinë e dekoderate të shitur deri në tani, ndaj e ka të pamundur të identifikojë sasinë e paisjeve të disponueshme në treg me qëllim plotësimin e nevojave të popullsisë e cila ende nuk është paisur me teknologjinë e re.

 

 

E ndërsa kërkon të dhëna më të plota nga operatorët dhe institucionet e tjera shtetërore, AMA vendosi ti drejtohet qeverisë me kërkesën për ngritjen e menjëhershme të Komitetit Ndërinstitucional të punës për ndjekjen e procesit të digjitalizimit, i cili nuk është funksional që prej shtatorit 2017.

Ndërkohë, afati i ri 30 ditor duket se do të jetë i fundit për qytetarët.

 

 

Bordi i AMA-s vlerësoi se shtyrja e afatit me 4 javë nga njëra anë do t’u krijojë mundësi qytetarëve të marrin masat e nevojshme në mënyrë që të përfitojnë shërbimin audioviziv dhe nga ana tjetër operatorëve u jepet mundësia të realizojnë një shërbim më të mirë ndaj qytetarëve.   Informojmë qytetarët të cilët janë të pajisur me dekoder, se pavarësisht këtij vendimi do të vijojnë të shikojnë programet televizivve në teknologjine numerike, me buqete më të madhe programore falas.

 

 

AMA u beri thirrje qytetareve që të paisen sa më parë me dekodera në mënyrë që të përfitojnë shërbimet audiovizive dixhitale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *