Subscribe

Zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj gjatë fjalës së tij në takimin ‘Dixhitalizimi i Kadastrës’, deklaroi se dita-ditës dixhitalizimi në shërbime po u krijon lehtësira tepër të domosdoshme qytetarëve.

 

Ai theksoi se qytetarët do e kenë mundësinë që të marrin dokumentet e pronës me një klikim. Ahmetaj tha se procedurat do të jenë me te thjeshta e me transparente.

 

“Kjo që po bëjnë nuk është vetëm dixhitalizim, në arkivat dixhitale do të jenë gati për 1 minutë. Beteja me të kaluarën nuk janë të thjeshta. Arkivat nuk janë prekur në 30 vite. Nuk po mburremi fare për atë që po nisim sot. Kemi nisur një revolucion që të themi se shoqëria e teknologjisë së Informacionit, të jetë e çliruar në raport burokracitë me qytetarët. Dua të pranoj se shumë është bërë në teknologjinë e Informacionit. Kur e nisëm këtë revolucion para 3 vite e gjysmë, kishte dhe cinikë se; ‘si do ta bëni, shqiptarët duan të që shkojnë të dritarja’. Kultura e shoqërisë dhe qytetarëve po shkon drejt lehtësimit të jetës së tyre drejt dixhitalizimit. Kemi shumë punë për të bërë, është me dy faza. Në vitin 2022 do të marrim fashën e Bregdetit. dhe paralel po zhvillohet projekti. Dua të falënderoj donatorët, edhe për shtytjen që na kanë dhënë në vazhdimësi. Pyetjen që bëjnë së bashku; Kujt i takon Shqipëria? Kaosit apo qytetarëve? Shqipëria është e qytetarëve. Kadastra ka nevojë që të jetë fytyra e buzëqeshur.”, tha Ahmetaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *