A e dini sa është divorci më I shtrenjte në histori? Besojeni ose jo, por është plot 38 miliard dollarë.

Krijuesi I “Amazon”, Jeff Bezos sapo ka gjetur dhe formalizuarf marrëveshjen me ish gruan e tij MacKenzie për detajet financiare të ndarjes së pasurisë si pasojë e divorcit mes tyre.

Një trupe gjykatësish në Ëashington kanë vendosur që gruaja e Jeff Bezos të marrë pikërisht 4% të kuotave të kompanisë së fuqishme “Amazon”, të cilat janë llogaritur se kanë vlerën 38.3 miliard dollarë.

Mjafton kaq që Mackenzie, ish gruaja e Bezos të rënditet menjehere në vendin e 22 në listën botërore të njerezve më të pasur.

Ndërkohe Bezos që do të mbajë 12% të kuotave të “Amazon”, me vlerë 114.8 miliard dollarë do të vazhdojë të jetë njeriu më i pasur i planetit.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *