11 persona u gjetën të therur në një shtëpi në zonën Tizayuca në Meksikën qendrore. Persona të maskuar hynë me dhunë në shtëpinë ku po zhvillohej një festë ditëlindje për një fëmijë dhe kanë therur me thika e mjete të tjera prerëse, 11 vetë duke përfshirë dhe dy të mitur. Vetëm katër fëmijë i kane shpëtuar masakrës.

 

Arsyet e sulmit nuk janë të qarta, por autoritetet thanë se ne trupin e njërit prej viktimave u gjet dokumenti identifikues i një oficeri të policisë së Meksikës. Për këtë arsye dyshohet se bëhet fjalë për larje hesapesh me karteleve të drogës.  Meksika është e përfshirë nga një luftë e përgjakshme mes bandave të drogës dhe sulme të tilla në festa familjare nuk janë të rralla.

 

Pavarësisht masave të marra nga autoritetet, përballjet mes karteleve të drogës janë shtuar dhje rrjedhimisht edhe numri i viktimave. Vetëm gjatë muajit maj të këtij viti në Meksikë u regjistruan 2189 vrasje, afërsisht 70 në ditë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *