Kosova po përjeton ditë të vështira për shkak të koronavirusit. Numri i viktimave po shtohet nga dita në ditë, por edhe ai i rasteve të reja.

Vetëm në 24 orët e fundit, u numëraun katër jetë të humbura dhe 142 të infektuar të tjerë.

Shifrat u bënë të ditura nga drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë, Naser Ramadani, gjatë një konference për media të mbajtur në Gjilan.

Ramadani po ashtu tha se IKSHPK-ja ka konfirmuar 101 raste të të shëruarve.

Me shifrat e fundit, numri total i rasteve pozitive shkon në 5,877.

Prej tyre, 139 pacientë kanë humbur jetën, ndërsa 3,069 janë shëruar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *