Në ditën përkujtimore të Holokaustit, Minsitrja Xhacka nëpërmjet një postimi në facebook, risolli në vëmendje mikëpritjen dhe strehimin e hebrenjve në vendin tonë.
Në këtë ditë të përkujtimit të Holokaustit ne nderojmë kujtimin e miliona hebrenjve të pafajshëm, të vrarë nga nazistët gjatë Luftës së Dytë Botërore. Por si shqiptarë e hedhim vështrimin nga historia dhe krenohemi me faktin se hebrenjtë u mirëpritën, u strehuan dhe u shpëtuan nga tragjedia prej shqiptarëve, duke fituar edhe titullin e ” Të drejtët mes Kombeve”.