Ana është një prej të rinjve që ka zgjedhur të jetë pjesë e aktiviteteve vullnetare të Kryqit të Kuq. E shtyrë nga dëshira për të ndihmuar dhe emocionet që sjell vullnetarizmi, ajo prej tre vitesh përjeton një kënaqësi që, siç thotë vetë, nuk matet me asnjë pagesë.
Sipas saj, ajo që shpesh i mban të rinjtë larg këtyre nismave është mungesa e informacionit për kënaqësinë që ofron vullnetarizmi.
Kryqi i Kuq Shqiptar apelon për më shumë angazhim të të rinjve në aktivitete humanitare.
Në ditën ndërkombëtare të vullnetarizmit, me një mesazh të qartë për përfshirje dhe solidaritet, 200 vullnetarë nga 17 qytete të vendit marshuan në kryeqytet. Ata përfaqësojnë në fakt 2 500 vullnetarët e shtrirë në 39 degë të Kryqit të Kuq Shqiptar./vizionplus.tv





