Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka përshëndetur të gjithë gazetarët në Ditën Botërore të Lirisë së Medias.

Në mesazhin e publikuar në “Facebook”, lideri demokrat shkruan se gazetarët kanë sfiduar rrezikun dhe censurën për të informuar publikun rreth situatës së pandemisë.

“Sot në ditën botërore të lirisë së medias përshëndes të gjjthë gazetarët dhe median që në këtë periudhë të vështirë kundër #covid19 kanë sfiduar rrezikun dhe censurën për të informuar publikun mbi situatën. Fatkeqësisht edhe këtë vit vendi bëri hapa prapa në indeksin e lirisë së medias duke zbritur disa vende më poshtë.”

Sipas tij, Shqipëria ka bërë hapa pas për lirinë e medias dhe për këtë fajëson qeverinë, për të cilën shkruan se propaganda e saj kërcënon çdo ditë transmetimin e të vërtetës.

“Ligjet kundër medias online, kufizimi i qasjes së gazetarëve në informacion, arrestimi i gazetarëve dhe aktivistëve dhe mbyllja e mediave kritike ndaj qeverisë, janë vetëm disa nga problemet që kanë përkeqësuar e lirinë e medias në Shqipëri, ku propaganda e qeverisë kërcënon çdo ditë lirinë e shprehjes dhe të vërtetën.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *