Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
13 September 2026
Vizion fokus

Mbappe me dopietë, Real Madrid shkatërron Rayo Vallecanon 

Dita e 105-të e protestës, qytetarët vijojnë të qëndrojnë...

Shpërthimi me tritol në Shkodër, policia jep detaje mbi...

Terrorizuan Gjermaninë, identifikohen autorët

Tronditet Shkodra, shpërthen tritoli në afërsi të Bashkisë

“Territorialja”, Rama: Bashkimi i Vlorës me Selenicën sjell më...

Aksident në Orikum, makinat përplasen kokë më kokë

Teuta nuk ndalet, mund Vorën dhe merr kreun e...

Protesta kundër Muzeut të Hebrenjve, reagon PD dega Vlorë:...

Ju kujtohet ish-sulmuesi i Milanit? Ja ku ka përfunduar...

Dita Botërore e Autizmit/ Dyfishohen pagesat mujore për fëmijët me aftësi të kufizuara, njihen sigurimet shoqërore dhe shëndetësore për kujdestarët

2 Prill 11:20

Në Ditën Botërore të Autizmit qeveria shqiptare ka vendosur që të dyfishojë pagesën mujore për 11 mijë fëmijë me aftësi të kufizuara, si dhe njohjen e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore për rreth 14 mijë kujdestarët dhe ndihmësit e tyre.
Gjatë aktivitetit “PAK Art në Pedonale”, në Berat, Zv.kryeministrja, Albana Koçiu, theksoi se kjo kategori do të marrë shërbime më të specializuara dhe do të ketë njëherësh kujdes më të posaçëm.

Fjala e plotë e Zv.kryeministres Albana Koçiu:
Në vijimësi të ftesës së Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, së bashku me Ministrin e Shtetit për Pushtetin Vendor, erdhëm në Berat, këtu ku sot organizohet në fakt një panair shumë interesant, shumë i bukur, i qendrave zhvillimore dhe i qendrave që ofrojnë kujdes ditor, por edhe rezidencial për personat me aftësi të kufizuara dhe fëmijët me aftësi të veçanta do të doja t’i quaja unë.

Në fakt ky është një aktivitet që është simbolik për nga natyra, por që tregon shumë sa i përket iniciativave që Ministria e Shëndetësisë ka ndërmarrë, duke nisur nga Plani i Veprimit për personat me aftësi të kufizuara 2026-2030. Një plan veprimi në fakt që integron shërbimet kryesore në një sistem gjithëpërfshirës që është pikërisht sistemi shëndetësor, sistemi arsimor, por edhe sistemi i kujdesit social dhe shërbimeve sociale.

Duke bërë të mundur që fëmijët dhe personat me aftësi të kufizuara të marrin shërbime shumëdimensionale për t’u integruar dhe për të lehtësuar bashkëjetesën e tyre në komunitet. Mendoj shumë që aktivitetet e përfshira në këtë plan veprimi, që zbatohen me korrektësi nga Shërbimi Social Shtetëror dhe gjithë stafi i përkushtuar, do të ndihmojnë akoma më shumë në përmirësimin dhe lehtësimin e jetës së personave me aftësi të kufizuara.

Dhe për të përforcuar mesazhin që Ministrja sapo lançoi, në fakt qeveria shqiptare duke e njohur si detyrim moral, por jo vetëm, dhe për të lehtësuar akoma më shumë të përditshmen e personave me aftësi të kufizuara, ka ndërmarrë iniciativën, së pari, për të dyfishuar pagesën mujore për fëmijët me aftësi të kufizuara deri në 18 vjeç. Duke dyfishuar pagesën financiare mujore, do të krijojmë më shumë mundësi, më shumë kushte për familjet, por edhe për këta fëmijë, për të marrë shërbime më të specializuara, me kujdes më të posaçëm.

Dhe nga ana tjetër, një kërkesë e kahershme për të njohur kontributet e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore për mbi 14 mijë kujdestarë të cilët ofrojnë kujdes – nuk janë vetëm prindër, janë edhe persona që kanë në kujdes fëmijë apo persona me aftësi të kufizuara, të cilët ia dedikojnë jetën e tyre shërbimit dhe kujdesjes për këta persona. Për të cilët, pa diskutim, kemi një detyrim moral për të njohur kontributet e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore, për t’u garantuar një pension dinjitoz, por patjetër edhe për t’i ofruar gjithë ndihmën dhe mbështetjen që skema e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore duhet të ofrojë për të gjithë qytetarët e vendit.

Posted Under:
Vendi

Nga e njëjta kategori

Rama reagon pas protestës për Muzeun Hebraik në Vlorë: Një grup delenxhinjsh me në krye Lesko Pijanikun

më shumë...

Çmimi i naftës arrin në 229 lekë, shtrenjtohet edhe benzina në pikat e karburanteve

më shumë...

Shiu fik të gjitha vatrat e zjarrit në Qarkun Dibër

më shumë...

Rama paralajmëron drejtuesit e administratës: Çdo shkelje afati në përgjigjet ndaj qytetarëve do të ketë kosto

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

11:16

Mbappe me dopietë, Real Madrid shkatërron Rayo...

10:53

Vetëvendosja merr vendimin për të votuar Çitakun...

10:47

Dita e 105-të e protestës, qytetarët vijojnë...

10:27

Shpërthimi me tritol në Shkodër, policia jep...

10:21

Terrorizuan Gjermaninë, identifikohen autorët

10:02

Tronditet Shkodra, shpërthen tritoli në afërsi të...

9:58

“Territorialja”, Rama: Bashkimi i Vlorës me Selenicën...

9:34

Aksident në Orikum, makinat përplasen kokë më...

9:08

Teuta nuk ndalet, mund Vorën dhe merr...

8:57

Protesta kundër Muzeut të Hebrenjve, reagon PD...

8:39

Ju kujtohet ish-sulmuesi i Milanit? Ja ku...

8:34

Pse gërhitja e partnerit mund të ndikojë...

8:08

Barazim spektakolar mes Lazios e Milanit

7:57

Pabarazia e pensioneve në Gjermani, mes lindjes...

7:40

U “zhduk” para syve të policisë, dalin...

7:26

Gjykatësi amerikan: Trump ka shkelur ligjin me...

7:20

Zelensky shpreh gatishmërinë për tu takuar me...

6:59

Gjykata e Vlorës i jep fund bojkotit:...

6:51

Aksident në Selenicë, makina del nga rruga...

6:17

Gjashtë gola dhe spektakël, Dinamo feston në...

Më të klikuarat

  • Aksident në rrugën “Bardhyl” në Tiranë, makina përplaset me...
  • Arratisje si në filma në Greqi, “policët” e rremë i zënë pri...
  • Viktima Erald Xhejo Vrau me thikë bashkëmoshatarin në Pirg, dënohet me 12 vite b...
  • Atentat, djegie makinash e trafik droge, kush është Gentian...
  • Putin paralajmëron Evropën: Vendosja e trupave në Ukrainë do...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.