Situata me zjarret mbetet ende e përkeqësur. Në parkun kombëtar “Lurë Mali-Dejës” zjarri i cili u shfaq rreth 2 javë më parë ka marrë përmasa të mëdha teksa ka kaluar deri në Zall Gjocaj.
Flakët kanë përshkuar deti tani dhjetra hektarë pyje me pishë të zezë, ah e bimësi, ndërsa rrezikohen stanet e bagëtive të imtë, gjedhë e koshere bletesh.
Lexo edhe :
Related Posts
Era e fortë dhe terreni i thyer malor kanë qenë në disfavor të grupeve të angazhuara për fikjen e zjarrit. Po ashtu një tjetër vatër zjarri është riaktivizuar sërish mëngjesin e sotëm në malin e Shen Gjergjit ne fshatin Dukat.
Nga flakët nuk rrezikohen banesat ndërsa vetëm 10 ditë më parë në këtë zonë u dogjën qindra hektarë pyll dhe bimësi. Në zonë pritet ndërhyrja nga ajri me helikopter për normalizimin e situatës./vizionplus.tv






