Tre vatra zjarri janë ende aktive në të gjithë territorin e vendit, ndërsa një tjetër është në monitorim.
Në Dibër vijon puna për shuarjen e flakëve në vendin e quajtur “Mali i Peladhisë”. Ndërsa në bashkinë e Vaut të Dejës, prej ditës së djeshme ka një vatër zjarri në një sipërfaqe me lis dhe shkurre.
Edhe në Gjirokastër në vendin ku bëhet grumbullimi i mbeturinave të bashkisë ka rënë një zjarr që nuk është shuar ende plotësisht.
Autoritetet thanë se situata është përmirësuar në zonën e “Liqenit të Luleve”, pjesë e Parkut Kombëtar të Lurës.
Zjarret janë regjistruar kryesisht në sipërfaqe me shkurre dhe bimësi, ku si pasojë janë djegur më shumë se 150 hektarë dhe mbi 1000 rrënjë ullinj./vizionplus.tv





