Subscribe

Pas fitores 2-0 ndaj Kastriot në ndeshjen e parë në Superligë pas 9 vitesh, Dinamo i ka objektivat e qarta. Në javën e dytë, skuadrën e drejtuar nga Bledi Shkëmbi e pret një tjetër detyrë edhe më e vështirë pasi këtë here përballet me Laçin që pas asaj humbjeje në ndeshjen e parë ndaj Vllaznisë synimin e vetëm ka fitoren.

Megjithatë tekniku Shkëmbi nuk e sheh këtë fakt si presion ndaj skuadrës së tij ndonëse vlerësoi maksimalisht kurbinasit.

 

BLEDI SHKEMBI

TRAJNER I DINAMOS

 

Të gjithë e dinë se Laci është një kundërshtar reltivisht i fortë. Shumë agresive në fushë, luan fort edhe pse në ndeshjen e parë nuk mori fitore. E dimë që niveli i vështirësisë këtë herë do të jetë dhe më i madh . Megjithatë une kam besim tek grupi im, tek skuadra ime se në fund do marrim 3 pikët”

 

 

Dinamo ka afruar këtë merkato 23 lojtarë megjithatë kur e pyesin trajnerin nëse ka një formacion fiks,ai përgjigjet:

 

BLEDI SHKËMBI

TRAJNER I DINAMOS

Mendoj se kam një skuadër relativisht të mirë, atmofera është e mirë. Djemtë edhe pse një skuadër e re, kuptohen me njëri-tjetrën . Ata më dhanë sinjale pozitive në ndeshjen e parë me Kastriotyin e vecarisht në pjesën e parë për këtë arsye mendoj që dhe formacioni ndaj Lacit nuk do të ketë ndryshime.

 

I pranishëm ishte dhe një lojtar që e njeh mirë kampionatin shqiptar si mesfushori Sidibe, i cili u shpreh se e ka analizuar skuadrën kurbinase.

 

LANCINET SIDIBE

 FUTBOLLIST I DINAMOS

 

” Sic e thatë dhe ju, une e njoh mirë superligën. Jam mësuar këtu , me shqiptarët por mund të them se Dinamon jemi grupi më i mirë aktual. Jemi krijuar nga 0 kështu që e vletmja gjë që na duhet tani është koha në dispoziocion. Sipas medimit tim do të duhet dhe një muaj që në te ambjentohemi dhe të luajmë lojën tonë. Kam besim tek skuadra se do ja dalim”

 

 

Ndeshja Dinamo-Laçi do të luhet nesër  në orën 19:45 në stadiumin Elbasan Arena.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *